Tragjedia e paralajmëruar në Potam/ Policia Kufitare e Vlorës mori denoncime nga qytetarët, por nuk veproi, ishte në dijeni për Arjan Tasen dhe lëvizjet e paligjshme me skaf

Arjan Tase

Ngjarja tragjike në Himarë, ku mbeti e vrarë me skaf 7-vjeçarja Jonada Avdia nga ish-polici Arjan Tase, merr përmasa edhe më të mëdha.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se ditë më parë para ngjarjes tragjike të Himarës ka pasur sinjalizime për policinë kufitare të Vlorës , jo vetëm për skafin që drejtonte ish-efektivi Arjan Tase, por edhe për skafe të tjerë që lundronin dhe lëviznin në hapësirën ujore te bregdetit të vijës  bregdetare nga Porto Palermo deri në plazhin e Potamit.

Sinjalizimet kanë ardhur nga denoncime dhe ankesa të qytetarëve, por edhe nga informacione të strukturave dhe shërbimeve të tjera.

Policia Kufitare nuk ka marrë masa edhe pse ka pasur informacion edhe për skafin e Arjan Tases dhe e dinte që përdorej nga një efektiv dhe për këtë arsye nuk është vënë në lëvizje. Kjo një nga arsyet që AMP po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zinxhirin komandues të policisë Kufitare të Vlorës.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë të Himarës, Drejtori i i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkriu të gjithë zinxhirin komandues të drejtorisë së Kufirit Vlorë duke i shkarkuar.

Arena e Lajmit

Tragjedia e paralajmëruar në Potam/ Policia Kufitare e Vlorës mori denoncime nga qytetarët, por nuk veproi, ishte në dijeni për Arjan Tasen dhe lëvizjet e paligjshme me skaf

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook