Tirana zyrtarizoi afrimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani, i cili bëhet lojtari më i ri i bardhebluve pas transferimit të Albano Aleksit.
25-vjeçari nga Kosova shënoi tre gola këtë sezon me skuadrën e Girmot në Hungari. Ai gjithashtu ka luajtur dhe për Diosgior në këtë kampionat ku padyshim që ka shkëlqyer me supergolat e tij.
Hasani ka marrë një vëmendje të madhe në Hungari, për shkak të gjuajtjeve të tij nga distanca, të cilat shumicën e rasteve përfundonin në rrjetë.
Arena e Lajmit
Loading…