Artur Zheji: Protesta e sotme ishte serioze dhe masive, qytetarët bënë sakrificë mbinjerëzore! Fitoi zjarri nga brenda

Zheji

Analisti Artur Zheji tha në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se protesta e sotme e opozitës ishte masive dhe mbinjerëzore.

Sipas Zhejit, kishte një numër shumë të lartë protestuesish, duke shtuar se sa i përket temperaturave të larta, fitoi zjarri i brendshëm i shqiptarëve.

“Pjesëmarrja duket e madhe. Pa diskutim që akumulimi i zhgënjimit është i madh dhe në këtë rast thirrja për një protestë bën që të guvergojnë shumë interesa apo shumë individë. Ishte një protestë serioze, sa i përket numrave. Sa i përket temperaturës së lartë, doktori tha që zjarri nga brenda ishte më i madh se zjarri nga jashtë, dhe fitoi zjarri nga brenda. Ata u mundën të ngrohtin, bënë një sakrificë mbinjerëzore. Ishte shumë masive, shumë e madhe, Rama iku nga frika. Më e rëndësishmja ishte se Berisha i tha Ramës që “ti je armiku im”. M’u kujtua Basha, kur tha në një protestë që “Rama nuk është armiku im”. Kjo ishte risia në protestën e sotme”, tha Zheji.

Arena e Lajmit

Artur Zheji: Protesta e sotme ishte serioze dhe masive, qytetarët bënë sakrificë mbinjerëzore! Fitoi zjarri nga brenda

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook