Deshamp konfirmon Menjanë: Te Franca po luan si te Milani!

Didier Deshamps, trajneri i Francës, vlerësoi performancën e Majk Menjasë pavarësisht barazimit të kampionëve të botës në fuqi kundër Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës së Kombeve.

MENJA 1

Franca nesër do të sfidojë Austrinë, por në mendjen e trajnerit janë paraqitjet e portierit të Milanit.

“Menja po konfirmon në ekipin kombëtar atë që bëri me klubin e tij. Ai bën pritje vendimtare. Jam me fat që kam në dispozicion dy portierë të shkëlqyer”, deklaroi trajneri i “Gjelave” duke iu referuar dualizmit me kapitenin Hugo Loris.

Në moshën 26-vjeçare, portieri i Milanit zhvilloi ndeshjen e tretë me kombëtaren franceze, por synimi i tij është të jetë titullari pasi edhe koha e Lorisit po perëndon.

Edhe në barazimin ndaj Kroacisë, gardiani i Milanit ishte vendimtar, teksa iu dorëzua rivalëve vetëm nga pika e bardhë.

Arena e Lajmit


Loading…

Deshamp konfirmon Menjanë: Te Franca po luan si te Milani!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook