E sulmoi në rrjetet sociale, Kanye West takohet me Kim Kardashian. Çfarë ndodhi mes tyre?

Kanye West u rishfaq në rrjetet sociale të shtunën dhe zbuloi se kishte realizuar një ‘takim që kishte shkuar mirë’ me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian për edukimin e fëmijëve të tyre.

Në fillim të kësaj jave, ylli 45-vjeçar i repit postoi në rrjetet sociale mesazhet ku debatonte me Kim-in se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë. Por kur hapi Instagramin e tij këtë fundjavë, ai shkroi: ‘Përshëndetje djema, jam rikthyer. Më falni që zgjata kaq shumë për të postuar, sapo pata një takim të mirë me Kim për shkollat.’

Ai përdori pjesën tjetër të postimit të tij, megjithatë, për të vazhduar të sulmojë një mori njerëzish, duke përfshirë CEO-n e Adidas, Daniel Cherry, Kid Cudi, Pete Davidson etj. Reperi ka deklaruar publikisht se ka probleme me Adidas, me të cilin është partner përmes perandorisë së tij Yeezy. Për më tepër, ylli i shtoi benzinë ​​zjerrit me Cudi dhe Davidson, ish-të dashurin e ish-bashkëshortes Kim Kardashian.

Pasditen e së shtunës, ai bëri një varg të gjatë postimesh në Instagram. Ai ndau një foto të edituar të Cudit dhe Cherry duke qëndruar krah për krah me një logo të Adidas. Ai  u tall duke thënë: “Jam i sigurt që kjo foto do të rrisë aksionet e Adidas, mirëpritur Jing Ulrich, i cili është në bord në Adidas dhe JP Morgan. Kështu që ka kuptim tani që kur doja të shisja JP Morgan heshti.” Në përputhje me postimet e tij të mëparshme, titulli përbëhej nga një fjali e gjatë me gabime gramatikore dhe drejtshkrimore, duke e bërë të vështirë për t’u dalluar plotësisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest)

Duke u ndalur te Cherry, Zëvendës President/Menaxheri i Përgjithshëm i Adidas, ai bëri ​​një mori mesazhesh kërcënuese. ‘Të garantoj se do të duhet të zhvendosesh përpara se të mbaroj ligjërisht me ty’. -shkroi reperi. West e quajti atë një ‘sipërmarrës kapitalist, aventura e të cilit është kapitalizmi,’ duke vazhduar, ‘Nuk mund të krijojë kështu që ata përpiqen të numërojnë krijuesit. Vdisni ngadalë.‘ Në një postim tjetër, ai shtoi, ‘F— A VC. Po tani çfarë.’

Në fillim të kësaj jave, Kanye i vuri flakën Instagramit me mesazhet e tij duke u grindur me Kim-in në lidhje me shkollimin e fëmijëve të tyre. Fëmijët aktualisht ndjekin një shkollë private luksoze në Los Angeles, por Kanye me sa duket donte që ata të transferoheshin në Akademia e tij e sapohapur ‘Donda’, një shkollë e krishterë që ai i vendosi emrin e nënës së tij të ndjerë. “Nuk mund të thuash se ku shkojnë fëmijët në shkollë. Sepse ti je gjysmë e bardhë?” -shkruante ai. Ai gjithashtu bëri një sulm ndaj nënës së Kim, Kris Jenner, të cilës i referohej si “Kris Jong Un” disa vjet më parë.

LEXO EDHE: “Kam varësi ndaj p*rnografisë, më shkatërroi familjen”- Kanye West i sulmoi të gjithë nga Kris Jenner te Pete Davidson, i mbyllet Instagrami

E sulmoi në rrjetet sociale, Kanye West takohet me Kim Kardashian. Çfarë ndodhi mes tyre?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook