EKSKLUZIVE/ U prezantua si blerja e re e Tiranës, ja prapaskenat e transferimit të Hasanit te bardheblutë

Florent Hasani është blerja më e re e Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar dje afrimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, duke përforcuar kështu repartin e avancuar në prag të ndeshjeve të Champions, por edhe për sezonin e ardhshëm.

HASANI

Pozicioni i tij natyral është sulmues i djathtë, por përshtatet mjaft mirë edhe si sulmues i dytë pas “pykës” ose edhe si sulmues i parë. 25-vjeçari mund të jetë kosovari i radhës që shkëlqen pas Bekajt.

PRAPASKENAT

Meqë u përmend Bekaj, duhet theksuar se janë shumë miq bashkë dhe burime brenda klubit bëjnë me dije se portieri ka luajtur një rol të dorës së parë për ta bindur Hasanin që të veshë fanellën bardheblu.

I ka bërë të qartë atij se Tirana është një opsion i shkëlqyer që të rikthehet në nivelet më të larta duke ia “ilustruar” këtë edhe me rastin e Seferit dhe Xhixhës, që pas një sezoni mbresëlënës jo vetëm u shpallën kampionë, por tani kanë një mori ofertash të rëndësishme nga jashtë Shqipërisë.

Natyrisht, edhe Halilit iu desh të bënte një sforco ekonomike, sepse Hasani pritet të ketë një pagë afro 6-7 mijë euro në muaj dhe kontrata është bërë për dy vite.

DËSHIRË E SHEHIT

Orges Shehi dhe Osmani ka kohë që e kishin piketuar sulmuesin që sezonin e fundit luajti me hungarezët e Gyirmót FC Gyor, ku në 32 ndeshje shënoi 3 gola.

Me Seferin në qendër të merkatos dhe me Xhixhën që gjithashtu po pret rastin më të mirë për t’i dhënë duart kampionatit shqiptar, Shehi ka menduar që të marrë masat duke afruar një lojtar që mbulon disa role, të shpejtë dhe të ri.

Por nuk mbaron me kaq, mësohet se Tirana po kërkon me këmbëngulje edhe një sulmues dhe një mesfushor tjetër. Hasani dhe Aleksi, dy afrimet e deritanishme, nuk do të jenë të fundit.

SK

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ U prezantua si blerja e re e Tiranës, ja prapaskenat e transferimit të Hasanit te bardheblutë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook