EUROPIANI/ Shtanga, sporti më i suksesshëm i vendit (TABELA E PLOTË)

Për më shumë se dhjetë ditë Shqipëria ishte epiqendra europiane e peshëngritjes, teksa në Tiranë u mbajt Kampionati Europian për të rritur.

VELI

Një kompeticion madhor i shtangës, që pa të konkurronin në sallën “Feti Borova” të parkut olimpik plot 324 sportistë nga 39 shtete të kontinentit të vjetër, të cilët dhuruan emocione për të gjithë të pranishmit.

Edhe një herë tjetër peshëngritja u konfirmua si sporti më i suksesshëm i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pasi edhe në këtë aktivitet sportistët tanë shënuan rezultatet të shkëlqyera.

QERIMAJ

Shqipëria e mbylli Kampionatin Europian me 4 medalje të fituara, 3 ari dhe 1 argjendi, duke u pozicionuar në vendin e nëntë në renditjen e medaljeve për shtete. 2 ari (shkëputje dhe dygarësh) dhe 1 argjendi (shtytje) mbajnë firmën e Evangjelia Velit, e cila u shpall edhe sportistja më e mirë femër e eventit, ndërsa 1 medalje ari u fitua nga Erkand Qerimaj, në stilin e shkëputjes.

Ndërkohë, keqardhja e vetme ishte Briken Calja, i cili pas një problemi fizik nuk mundi të kalonte me sukses asnjë provë.

Megjithatë, një ditë “jo” e shtërmenasit nuk mund të fshijë aspak ato rezultate historike që ky sportist prej vitesh i jep vendit.

TAB

Arena e Lajmit


Loading…

EUROPIANI/ Shtanga, sporti më i suksesshëm i vendit (TABELA E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook