Iu nënshtrua operacionit të papritur, si është gjendja e Maluma-s? (FOTO)

‘Pretty boy, dirty boy’ (djali bukurosh dhe i ndyrë) janë dy epitet me të cilat Maluma i drejtohet vetes, por tani do i shkonte shumë edhe nëse do i shtonte ‘strong boy‘ (djali i fortë).

Kolumbiani iu nënshtrua një operacioni dy ditë më parë dhe e përballoi me shumë sukses.

Vetë ylli latin, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londono Arias, publikoi në profilin e tij në Instagram një foto nga një spital në Medelin. Maluma lajmëroi se do t’i nënshtrohej një operacioni në gju, teksa shprehej optimist se gjithçka do të shkonte mirë.

“Fytyrë e mirë në mot të keq” Tashmë po shkoj për një operacion të vogël në gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat!!”- shkruante Maluma krahas fotos ku shihej në spital para operacionit me vigon në dorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Dhe fatmirësisht çdo gjë shkoi si duhet. Artisti është rikthyer në rrjetet sociale shëndosh e mirë. Ai postoi një foto në Instagram ku shihet në shtëpinë e tij teksa krah saj ka shkruar: “Mirënjohës”.

Tanimë fansat mirëpresin rikthimin e tij në skenë dhe me këngë të reja.

Iu nënshtrua operacionit të papritur, si është gjendja e Maluma-s? (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook