Juventusi tenton t’i prishë punë Milanit, “Zonja” nis kontaktet me objektivin kryesor të kuqezinjve në merkato

Juventusi duket se po studion me kujdes alternativat e Anhel Di Marias, me argjentinasin që në këto momente duket pranë Barcelonës. “Zonja” duket se zëvendësuesin e tij e ka pikasur në Serinë A teksa ka nisur tratativat me futbollistin e Romës, Nikolo Zaniolo, i cili në ditët e fundit është përfolur shumë për një transferim te Milani.

ZANIOLO 1

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, bardhezinjtë po studiojnë paralelisht si mesfushorin e Romës ashtu edhe sulmuesin e Sasuolos, Domeniko Berardi. Zaniolo pëlqehet më shumë nga Alegri sepse i përngjanë në stilin e lojës të larguarit të fundit nga bardhezinjtë, Paolo Dibala.

Aftësia e 22-vjeçarit për të luajtur disa role në mesfushë si edhe në sulm duket se e ka bindur Juventusin të kontaktojë me Romën për një transferim të mundshëm të talentit italian. Tani bardhezinjve i mbetet të mposhtin konkurrencën e Milanit për të arritur të transferojnë një nga të rinjtë më premtues të Serisë A.

Arena e Lajmit


Loading…

Juventusi tenton t’i prishë punë Milanit, “Zonja” nis kontaktet me objektivin kryesor të kuqezinjve në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook