LIVE/ “Forcë njerëzore nukleare, njerëzit s’erdhën për Saliun”, Berisha një ditë pas protestës: Tubimi i 7 korrikut me përmasat më të mëdha në 30 vite

Berisha

Një ditë protestës përpara Kryeministrisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar konference me gazetaret.

Ndërsa falënderoi qytetarët për mbështetjen, kreu i PD më tej thekoi se njerëzit nuk ishin aty thjesht për protestë, por ishin misionare në përmbushje të një misioni.

” Mirëdita! Jam sot këtu para jush për të shprehur mirënjohen time më të thellë. Falënderimet e mia më të përzemërta, ndaj të gjithë atyre qytetarëve, demokratë, anëtarë të shoqërisë civile, anëtarë të partisë politike opozitare, qytetarë pa parti”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se tubimi i 7 korrikut kishte përmasa më të mëdha në këto 30 vite

“Mbrëmë në Bulevardin dëshmorët e Kombit të gjithë ata që erdhën nga çdo saj dhe lagje e Tiranës dhe e Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën. Nuk ishin aty për thjesht ‘një protestë’. Ishin të gjithë misionarë, njerëz burra gra të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt forca e një tubimi misionar madhështor nuk është e jashtëzakonshme, por nuklerare. Ju them unë. Njerëzore nukleare.”, tha ai.

Arena e Lajmit

LIVE/ “Forcë njerëzore nukleare, njerëzit s’erdhën për Saliun”, Berisha një ditë pas protestës: Tubimi i 7 korrikut me përmasat më të mëdha në 30 vite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook