Në protestë dhe deputetët kritikë ndaj Berishës/ Zheji: Shkojnë nga anon forca. Lubonja: Tani janë më afër Berishës. Zyla: Bëjnë llogarinë e lapsit për listën e zgjedhjeve të ardhshme

Open

Analistët Artur Zheji, Fatos Lubonja dhe Julian Zyla kanë komentuar në “Open” protestën e opozitës, të parën nën drejtimin e Sali Berishës si kryetar i rizgjedhur i PD-së.

Ata janë pyetur nga moderatorja Eni Vasili lidhur me prezencën e disa prej deputetëve në protestë, të cilët ishin rreshtuar deri më sot kundër Berishës dhe pro Enkelejd Alibeajt, ose që kanë qëndruar në zonën gri pas përplasjeve të brendshme.

Zheji tha se këta deputetë po e kuptojnë se Berisha është forca kryesore në PD, ndaj po përpiqen të çtensionojnë raportin me të.

“Janë deputetë që shkojnë nga anon forca. Që forca është nga Berisha shkojnë nga Berisha. Këta janë numra që doktorit I duhen për garniturë tani se ai e ka marrë realisht drejtimin e PD-së”, u shpreh ai.

Ndërkohë analisti Lubonja nënvizoi se ky grup deputetësh mund edhe të justifikojë pjesëmarrjen në protestë me faktin se janë opozitarë dhe ngrihen për të drejtat dhe hallet e qytetarëve.

“Besoj se është logjike në njëfarë mënyre nëse duan të bëjnë politikë, por ajo u paraqit si një protestë as e PD-së, por e shoqërisë civile dhe opozitës, dhe e të gjithë halleve që ka Shqipëria. Ata shkojnë aty se thonë jemi opozitarë dhe ne pavarësisht se kush është kryetari i opozitës. Mendoj se janë më afër Berishës tani ndoshta se sa grupi tjetër që nuk është me Berishën, të paktën Alibeaj, Bashën që nuk e shohim. Janë pak këta dhe janë pa zë”, theksoi Lubonja.

Ndërkohë analisti Julian Zyla e cilësi pjesëmarrjen e tyre si lëvizje të gabuar, që do t’i ulë vlerat e këtyre deputetëve përballë qytetarëve, pasi tregojnë në këtë mënyrë se ndjekin sipas tij  “lapsin e mprehtë” që do t’io vendosë ose jo emrin në listën e zgjedhjeve të ardhshme për deputetë.

“Në një moment dhe një parti qe e ka jetike t’i bindë njerëzit se gjërat po I bëjnë për njerëzit dhe jo për karrierë politike, nuk është një gjë e mirë të tregosh se në vend që të bësh llogaritë e njerëzve bën llogaritë e tua dhe sheh ku do jetë lapsi që do bëjë listën e re të deputetëve. Po ndjekin pikërisht lapsin. Duket se janë si magnet duke ndjekur, lapsin metalik, për të kuptuar se kush do bëjë listën”, tha ai.

Ndërkohë, Aldo Bumçi deklaroi: “Nuk e di kush nuk ishte, por në fillim ishin 4 në Foltore, më pas 17 dhe tani janë kaq shumë. Mund të kesh karrigen dhe një karton por nuk mund të jesh përfaqësues por unë besoj se ata kanë bërë përpjekje dhe kanë ndjekur kauza ndaj janë përfaqësues”.

Në protestë dhe deputetët kritikë ndaj Berishës/ Zheji: Shkojnë nga anon forca. Lubonja: Tani janë më afër Berishës. Zyla: Bëjnë llogarinë e lapsit për listën e zgjedhjeve të ardhshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook