“Nuk fle dot natën”, legjenda e NBA reagon ashpër lidhur me situatën me armët në SHBA

Situata me rastet e vrasjeve masive në shkollat amerikane lidhur me lehtësinë e aksesimit të armëve nga personat përgjegjës ka ngritur një shqetësim të madh kudo në shoqërinë amerikane, ku edhe vetë legjenda e NBA Duein Ueid ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë situatë.

768686

Ish-lojtari i Majemi Hit ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend ku është shprehur se ideja që kjo situatë mund t’i ndodh edhe fëmijëve të tij në shkollat e tyre nuk e lejon të flejë i qetë natën.

“Fakti që fëmijët e mi shkojnë në shkollë në këtë situatë ku gjendemi nuk më lejon të fle gjatë natës.

Armët nuk kanë qenë një aspekt pozitiv në familjen time, kam humbur një kushëri për shkak të tyre.

Jam rritur në një qytet ku shumë prej kushërinjve të mi ishin anëtar nëpër banda të ndryshme.

Njëri prej tyre vdiq duke çuar fëmijët në shkollë.

Kjo siturat duhet të ndryshojë nuk është normale.”, u shpreh Ueid.

Arena e Lajmit


Loading…

“Nuk fle dot natën”, legjenda e NBA reagon ashpër lidhur me situatën me armët në SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook