Protesta e opozitës, Zheji: Ata që i kanë sugjeruar doktorit këtë organizim, shumë të mençur. Lubonja: Nuk diskutohet që PD-në e ka Berisha, por çështja është që…

4545454554

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, fokusi i diskutimit është përqendruar në protestën që u mbaj pasditen sotme, e thirrur nga opozita.

Analisti Artur Zheji tha se ata të cilët i kanë sugjeruar Sali Beriësh këtë strategji, dukë nënkuptuar faktin se nuk pati asnjë trazirë, kanë qenë të mençur pasi sipas tij nuk është koha për diçka të tillë.

Nga ana tjetër, pyetjes se a tregoi Berisha forcën e tij me këtë protestë, analisti Fatos Lubonja, tha se këtë gjë ai e ka bërë që në votimet e marsit duke mos pasur më dyshime se PD-në “e ka” ish-kryeministri, por sipas tij çështja është nëse kjo është mjaftueshëm për të bërë opozitën.

Tregoi Berisha akt force me këtë protestë?

Zheji: Gjithë kjo betejë është për personin e Berishës sesa për të ardhmen e PD, do të keqkuptohem por do ta marr përsipër. Këtë betejë personale e fitoi… Për protestën e sotme, them që Berisha e fitoi sfidën e vet, por nuk di të ketë fituar opozitarzmi një sfidë. Po dëgjoja gjithë protestën, ishte proteste korrekte dhe fjalime korrekte, për këtë më erdhi mirë, një protestë brenda të gjitha rregullave, strategjistët që i kanë sugjeruar doktorit të mos bëjë trazira, kanë qenë shumë të mençur sepse nuk është koha për të bërë të tilla protesta, por nuk shoh një gjë të re. S’kam pas dyshim që Berisha, opozita, nuk do të mbushë dot një bulevard, madje protestat e Lulit, që nuk ishin të Lulit…  kanë qenë më të egra, pra është një protestë që është më tepër një provë pushteti për kryesimin e PD. Doktori ta gëzojë, të na frymëzojë dhe ta çojë përpara, më tepër s’kam ca them.

Lubonja: Se kush e kryeson PD është mbyllur më herët, që në votimin e marsit…. problemi është që kush e vendos kryetarin e opozitës, kjo ende nuk është mbyllur. Kjo ishte një provë force që konsolidon Berishën, nuk diskutohet që PD e ka Berisha, çështja është që a mjafton për të bërë opozitë PD e Berishës, apo duhet një opozitë tjetër për atë që duan shqiptarët. Me gjithë përpjekjet që ka bërë Berisha që ta paraqesë si protestë të popullit … duhet punë për ta rritur këtë sepse e pengon shumë e kaluara. “Rama ik” i kemi dëgjuar… këtu është ndërtuar një sistem i tërë që Ramën e ka si koperturë. Çfarë projekti ka ky për të na çliruar nga narkoshteti? Apo do përsërisë historinë që kur vjen në pushtet kalëron narkoshtetin?! U kënaqa që kishte shumë njerëz, por prapë se ndjej veten që mund të hyj aty, them se protesta duhej të ishte më efikase ndaj atyre që nuk shkojnë, mua prsh, në këtë aspekt mendoj  se duhet punë.

Protesta e opozitës, Zheji: Ata që i kanë sugjeruar doktorit këtë organizim, shumë të mençur. Lubonja: Nuk diskutohet që PD-në e ka Berisha, por çështja është që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook