Ka përfunduar plotësisht zbatimi i punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, park ky që lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren.
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Vlorë u ndal për të parë nga afër këtë park.
“Fantastike ka dalë”, – u shpreh Rama.
Parku është konceptuar si një vatër e gjelbër mes qytetit dhe detit, që merr parasysh transformimet urbane dhe infrastrukturore për të krijuar lidhje të reja fizike dhe vizuale midis të dyve.