Santos ul me këmbë në tokë yllin e Milanit: Leao e ardhmja e Portugalisë, por nuk është Ronaldo!

Sot në 20:45, Portugalia do të përballet me Republikën Çeke në ndeshjen e tretë të grupit të vlefshëm për Ligën e Kombeve.

FERNANDO SANTOS 1

Një fitore do të konsolidonte vendin e parë ekipit të drejtuar nga Fernando Santos. Portugezët janë ambiciozë dhe dëshirojnë të ndihmojnë liderin e tyre, Kristiano Ronaldo që të fitojë një tjetër trofe në karrierën e tij brilante.

Por, CR7 është 37 vjeç dhe pavarësisht se ka ende një gjendje fizike të lakmueshme, në Portugali kanë filluar të pyesin se kush do të jetë trashëgimtari i tij, ndoshta duke vazhduar të jetë thelbësor për fatin e kombëtares.

Dhe ka nga ata që, gjithnjë e më shumë, kanë filluar të mendojnë se këtë rol mund ta plotësojë, në proporcionin e duhur, lojtari i Milanit, Rafael Leao.

Ndaj, sot iu drejtua pyetja në një konferencë për shtyp, trajnerit të luzitanëve, Fernando Santos, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Çekisë: A mund të jetë Rafael Leao ‘trashëgimtari’ i Ronaldos?

“Nuk mendoj se Rafael Leao dhe Ronaldo luajnë në të njëjtin pozicion -ishin fjalët e trajnerit luzitanian , kështu që fjala pasardhës apo trashëgimtar më duket pak e tepërt. Nuk e di sa gola ka shënuar Kristiano, ndoshta një milion.

Është e vështirë që dikush të zëvendësojë Ronaldon, jo vetëm ne Portugali, por në botë. Dhe nuk është bukur të besh krahasime mes tij dhe Leaos. Rafaeli duhet të jetë thjesht Rafaeli, me karakteristikat dhe cilësinë që ka.

Nëse ai është këtu me ne, pavarësisht se është vetëm 21 vjeç, kjo do të thotë se kjo është e ardhmja e kombëtares dhe se vetë kombëtarja po mbështetet tek ai”

Përgatiti: REINOLD BAKALLI


Loading…

Santos ul me këmbë në tokë yllin e Milanit: Leao e ardhmja e Portugalisë, por nuk është Ronaldo!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook