Vatra zjarri janë shfaqur gjatë ditës së sotme pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Edhe në Ersekë zjarrfikësit dhe banorët janë detyruar të shuajnë flakët, që kanë pushtuar një zonë pyjore.
Zjarri mendohet të jetë vendosur qëllimisht, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vënë zjarrin.
Aktualisht po punohet fort nga forcat zjarrfikëse për të shuar flakët dhe sipas informacioneve janë drejt fundit të aksionit.