Shtatori i Dua Lipës nis minimalist, me shkëlqim dhe ngjyra

Shtatori për Dua Lipën ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme: Në Ibiza, me ngjyra, xixa dhe duke festuar.

Ditët e fundit artistja me origjinë shqiptare ndodhet në Spanjë ku po pushon para se të rikthehet në turneut e saj “Future Nostalgia”. Ditën e sotme ajo ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet shumë elegante teksa nxjerr në pah format e saj seksi.

Dua pozon me një set dypjesësh ngjyrë të gjelbër me shkëlqim që e bën edhe më vezëllues look-un e saj. Set përbëhet nga një fund me disa të çara anash dhe një crop-top minimalist. Veshjen Dua e ka shoqëruar me një varse me ngjyrën e veshjes. Ajo ka veshur një palë taka ngjyrë jeshile teksa mban një orë të vogël.

Shfaqjet e saj pa makeup nuk janë diçka e re pasi këngëtarja nuk ka komplekse të shfaqet si është, andaj dhe këtë herë: 0 grim. Flokët i ka lënë në gjendje natyrale, lëshuar dhe me pak onde. “Shtator”- ka shkruar ajo krah fotove në rrjetet sociale.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ditën e djeshme Dua ndezi rrjetin me rrobabanjot stil “body” me printe. Rrobabanjot kanë një dekolte të theksuar që është e çarë deri në pjesën e barkut. Bikinit i kishte shoqëruar me një pjesë të njëjtë rreth belit.

Ajo e kishte shoqëruar look-un me një çantë të vogël dhe disa byzylykë me perla, unaza dhe vathë. Flokët i kishte kapur bisht teksa ka vendosur mos të bëjë makeup. “E puthur nga dielli spanjoll”- shkruante ajo krah fotove.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Pas performancës në “Sunny Hill” në Kosovë dhe  në një festival në Rumani, Dua Lipa ndodhet në Spanjë, ku fillimisht festoi ditëlindjen  e saj. Më pas bëri një dalje të guximshme e të bujshme në dasmën e stilistit Jacquemus në Francë. Tani është rikthyer në Spanjë ku festoi edhe ditëlindjen e një mikeshe së fundmi.

Shumë shpejt Dua pritet të rinisë turneun e saj “Future Nostalgia” me koncertet në disa vende të botës dhe në nëntor pritet të rikthehet në Shqipëri.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Shtatori i Dua Lipës nis minimalist, me shkëlqim dhe ngjyra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook