Për Dojna Memën dhe Vlashent Satën shëtitjen më të ëmbla bëhen tani.
Prindërit e rinj po shijojnë në maksimum këtë fazë të re që ka nisur në jetën e tyre dhe po ashtu na kanë prezantuar me portretin e ri familjar për herë të parë. Moderatorja ka publikuar në Instagram dy foto nga shëtitja e tyre e parë. Nolan ndodhet në karrocë ndërsa ajo dhe Vlashenti bëjnë shëtitje buzë detit. “Shëtitja jonë e parë së bashku me të preferuarin tonë”, ka shkruar Dojna.
View this post on Instagram
Pak javë më parë Dojna dhe Vlashenti mirëpritën në jetë djalin e tyre Nolan Sol. Nolan do të thotë kampion ose dikush me gjak fisnik. Kurse Sol, një emër neutral nga gjinia, është me origjinë hebraike. Dy kuptimet e tij, “lutje për” ose “paqe”, do t’i tregojnë fëmijës se ata janë një bekim në jetë dhe se e bëjnë botën një vend më të mirë. Është një drejtshkrim alternativ i Saulit, i cili ishte mbreti i parë i Izraelit në Biblën hebraike dhe në Dhiatën e Vjetër të Krishterë. Megjithatë, nuk dimë të themi nëse Dojna dhe Vlashenti janë frymëzuar nga këto kuptime kur i vendosën të birit këtë emër.
Në mars, Dojna Mema njoftoi shtatzëninë përmes një videoje në Instagram. Muaj më parë, moderatorja i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi për martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.
Përgjatë përiudhës së shtatëzanisë, Mema nuk është treguar aspak hermetike për publikun ku ka ndarë çdo detaj dhe çdo moment të veçantë në rrjetet sociale. Pak para se të bëhej nënë Dojna ka bërë një rrëfim të rrallë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.
Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”
Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.