Tashmë është zyrtare, Kremozene ka zgjedhur trajnerin e ri.
Masimiliano Alvini ka marrë në dorë skuadrën që u ngjit në Serinë A pas 26 vitesh.
52-vjeçari italian do të drejtojë ekipin në elitën e futbollit italian duke marrë kështu “timonin” e skuadrës pas dorëheqjes surprizë të Fabio Pekias.
Alvini vjen pas aventurës me Peruxhian ku e mbylli Serinë B në vendin e 8-të sezonin e kaluar.
Gjithashtu italiani ka qenë trajner edhe i Rexhio Audaçes, Albinolefes, Pistoiezes, Tutokuios dhe Kuarratas.
‼️ Massimiliano Alvini nuovo allenatore della Cremo 🔘🔴
Benvenuto, mister !
⬇️COMUNICATO⬇️https://t.co/w0XGKNPY0H#forzagrigiorossi #SerieATim #WeAreCalcio #cremonese pic.twitter.com/MjuGts8l2I— U.S. Cremonese (@USCremonese) June 9, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…