Dueli me Shqipërinë, flet ish-sulmuesi izraelit i Çelsit: Kanë ekip të mirë, por edhe ne…

Kombëtarja e Izraelit vjen në Shqipëri me synimin për të marrë fitoren e parë në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve. Pjesë e delegacionit izraelit është edhe ish-ylli i Izraelit, Josi Benajun, i cili tani mban rolin e menaxherit të kombëtares hebreje.

benajun

Sipas mediave izraelite, është e sigurt që kombëtaren e tyre e pret një ndeshje e vështirë, duke vlerësuar kapacitetin e kuqezinjve. I pyetur para nisjes për në Shqipëri, menaxheri i kombëtares izraelite, Josi Benajun, u përgjigj: “Shqipëria ka një ekip të mirë, por edhe ne jemi të mirë”.

Pozitive për kundërshtarët tanë është fakti se me ekipin është bashkuar edhe Miguel Vitor. Ndërsa zv.trajneri Alon Harazi në daljen para mediave izraelite para transfertës së Shqipërisë u shpreh: “Ne po përgatitemi për Shqipërinë dhe e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të mirë. Mund të impresionohemi me ndeshjen e tyre në Islandë. Ne shikojmë që rivalët janë të barabartë me ne. Ne nuk mendojmë për rezultatin në ndeshjen mes tyre, por duhet të kemi rezultatet tona.

Ne e nisëm mirë ndeshjen kundër Islandës dhe më pas pati një pengesë që e riktheu kundërshtarin. E kuptojmë dhe e dimë që mund të luajmë më mirë. Ajo që nuk ishte e mirë përmirësohet dhe ajo që ishte e mirë mbahet. Shqipëria është një ekip i fortë me shumë lojtarë nga ligat më të mira në botë. Skuadra jonë mund të jetë e vështirë në çdo moment dhe ndoshta është një ndeshje ndryshe nga hera e fundit që ishim në Shqipëri. Duhet të kuptoni se edhe nëse e nisim mirë ndeshjen, nuk do të japim asgjë nëse nuk e vrasim lojën menjëherë”.

Arena e Lajmit


Loading…

Dueli me Shqipërinë, flet ish-sulmuesi izraelit i Çelsit: Kanë ekip të mirë, por edhe ne…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook