Fantazistë dhe shkatërrues për Milanin, “Djalli” vijon audicionet për përforcimet

Milani këmbëngul për Nikolo Zaniolon, një nga objektivat e parë të Paolo Maldinit në kuadër të merkatos së kësaj vere. Drejtuesi kuqeziështë duke përgatitur një ofertë zyrtare për Romën, e cila kërkon 50 milionë për të lënë lojtarin të largohet.

Zaniolo

22 vjeçari ndihet mirë të verdhekuqtë, por ndjen ende zhgënjimi nga dështimi për të negociuar rinovimin e kontratës. Kuqezinjtë, për të ulur kërkesat e Tiago Pintos, mund të përfshijnë në propozim Tomazo Pobegan që i interson shumë kryeqytetasve, por që edhe kuqezinjtë nuk duan ta humbasin përgjithmonë. Akordi në total do të prekte 60 milionë eurot qëështë edhe shuma e pretenduar nga Roma, pasi përveç Pobegës në marrëveshje do të përfshihej njëri mes Rebiçit dhe Salmakersit plus 15-20 milionë euro.

hamed traore

SASUOLO PROBLEMATIK

Ndërkohë, sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, gjatë pushimeve të tyre të shkurtra në Ibiza, Paolo Maldini dhe Frederik Masara patën disa takime merkatoje, përfshirë një me menaxherët e Hamed Junior Traore. 22 vjeçari që luan si mesfushor qëndre, por edhe si fantazist i përket Sasuolos që kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë. Kjo kërkesë mjaft e lartë e ka bërë shumë të ngurtë klubin kuqezi që për të përforcuar ekipin e Piolit me fantazistë, vazhdon të ketë De Ketelere dhe Zaniolo si objektiva parësorë.

676575

SHKATËRRUESI

Me rënien në Ligue 2, Bordoja mund të ketë disa largime gjatë kësaj merkato verore. Mes lojtarëve që largohen do të ishte edhe Zhan Onana, mesfushori qendror i lindur në vitin 2000. Sipas “L’Equipe”, kamerunasi do të ishte në radarët e Milant dhe Shalke 04. Vlera e tij është rreth 10 milionë euro, por raporti cilësi-moshë e justifikon investimin. I gjatë 189 centimetra, Onana është shkatërruesi tipik por që e sheh mirë portën siç e dëshmojnë edhe 3 golat sezonalë në 23 prezenca. Milani monitoron situatën dhe mund të ndihet optimist falë edhe akordit me klubin në fjalë për Jasin Adlinë që pritet t’i bashkohet ekipit të Piolit me 4 korrik kur kampionët do të grumbullohen.

Arena e Lajmit


Loading…

Fantazistë dhe shkatërrues për Milanin, “Djalli” vijon audicionet për përforcimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook