Kombëtarja shqiptare e futbollit ndryshon ekran, një TV tjetër do transmetojë falas ndeshjet e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të transmetohet më pa pagesë në ekranin e RTSH-së, pasi një tjetër Televizion Kombëtar ka siguruar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kuqezinjve.

Kombëtarja

Televizioni Kombëtar Klan ka nënshkruar një marrëveshje me UEFA-n duke garantuar që do të transmetojë pa pagesë me cilësi maksimale ndeshjet e përfaqësueses kuqezi deri në qershorin e vitit 2026. Duke filluar që nga ndeshja me Izraelin, TV Klan do të transmetojë të gjitha sfidat e Shqipërisë në aktivitetet e saj zyrtare si Liga e Kombeve, kualifikueset e Europianit dhe kualifikueset e Botërorit.

Bëhet fjalë për 40 ndeshje të cilat do të luhen deri në qershorin e vitit 2026 dhe të cilat do të transmetohen pa pagesë në sinjalin e transmetimit tokësor të TV Klan.

Arena e Lajmit


Loading…

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndryshon ekran, një TV tjetër do transmetojë falas ndeshjet e kuqezinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook