Besart Ibraimi ka marrë një vendim të papritur për vazhdimin e karrierës së tij. Sulmuesi i cili për shumë vite ishte lideri i padiskutueshëm i sulmit të Shkëndijës së Tetovës, pavarësisht ofertave mjaft të rëndësishme që ka marrë edhe nga Superiorja, ka vendosur që të kthehet të luajë në kampionatin maqedonas.
Për çudi, ai nuk ka zgjedhur një nga skuadrat që marrin pjesë në Kupat e Europës, por sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, do t’i bashkohet skuadrës së Struga Trim & Lum. Një përforcim i bujshëm i cili padyshim që do të rritë shanset e kësaj skuadre për një renditje më prestigjioze në edicionin e ardhshëm dhe do e bëjë konkurrente për një vend në zonën e Europës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Ibraimi ka qenë në negociata intensive me Partizanin gjatë javëve të kaluara dhe transferimi i tij ishte një opsion mëse i mundshëm. Por duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe ai vendosi të kthehej përsëri në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku me fanellën e Shkëndijës së Tetovës shënoi 110 gola në 165 ndeshje, duke fituar dy tituj kampion dhe 2 Kupa.
Arena e Lajmit
Loading…