Protesta e opozitës/ Zheji: Konfirmoi Berishën kryetar absolut të PD! Dashamir Shehi: Beteja e parë e opozitës, zgjedhjet lokale

Pikat2

Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24 u diskutua për protestën e opozitës së zhvilluar ditën e djeshme (të mërkurë) kundër qeverisë.

Gjatë bisedës në studio analisti Artur Zheji u shpreh se protesta konfirmoi Berishën kryetar absolut të PD-së.

Nga ana e tij, Dashamir Shehi çdo qytetar duhet t’i bashkohet protestës dhe se është forma më demokratike për të reaguar.

“Unë mendoj që dje Berisha tregoi që PD e dominon plotësisht, nëse dje flisnim për çarje, tani nëpërmjet sheshit, ata që nuk janë dakord me të ose do të nënshtrohen ose do të dalin jashtë si forca të papërfillshme. Dje në një formë apo tjetër pranuan kryetarin e PD, le të themi iu nënshtruan vullnetit të shumicës edhe ata që nuk ishin në të njëjtin qëndrim.

Ishte një protestë paqësore, policia duhet thënë ishte perfekte dhe protesta po ashtu ishte perfekte… Protesta konfirmoi Berishën kryetar absolut të PD”, tha Zheji.

Dashamir Shehi: Tek kjo protestë kam shkuar edhe më me qejf. Unë jam i frontit opozitar, por jo ashtu si e mendon Berisha, por si e mendoj unë. Unë gjykoj që në protestë duhet të vijnë të gjithë…Mund të them që në këtë protestë pjesëmarrja ishte e mjaftueshme. Protestat janë për të reaguar për të treguar që nuk jemi dele…Unë them se ato njerëz nuk erdhën për të bërë Berishën shef të madh, unë e kam deklaruar se nuk shkojmë në protestë për të zgjedhur se kush është klani më i fortë brenda PD. Unë e quaj veten pjesëtar të popullit opozita, protesta është një e drejtë sublime… Ne nuk hyjmë në diskursin e brendshëm brenda PD”, tha Dashamir Shehi.

Zheji: Unë nuk kuptova pjesën që dal në protestë por nuk jam dakord me modelin Berisha dhe nuk e njohim

Dashamir Shehi: Nëse do të ishte kjo unë do të them se gjysma nuk do ishin. Berisha e tha vetë, njerëzit në shesh ishin për të rrëzuar Ramën. Nëse do përkthehet se populli opozitar e ka shpresën tek Berisha, unë e  quaj pak të lodhshme. Berisha ka peshën e vet, por kjo nuk mjafton. Berisha është mazhorancë brenda PD, por nuk mjafton për të rrezuar Ramën. Gjykoj që nga vjeshta opozita shqiptare duhet të bëjë një riformatim të plotë…

Zheji: Berisha shquhet për qëndrime radikale. Berisha i ka mbyllur portat… Në konferencë Berisha i shkeli syrin pjesës gri.

Shehi: Për këtë jam skeptik…Unë them se opozita ka një rrugë të gjatë përpara që përfundon në rastin e mirë pas tre vitesh. Beteja që ka opozita janë zgjedhjet administrative beteja e parë, ku duhet bërë ndryshimi i ligjit për ndarjen administrative, i ligjit për zgjedhjet dhe ndryshimi i politikës opozitare si do ti përballojmë këto situata të reja. Shqiptarëve duhet t’i tregojmë që mund të zgjedhim njerëz të ndershëm që s’kanë vjedhur, janë të ndershëm…Deri tani jemi marrë me thashetheme.

Arena e Lajmit

Protesta e opozitës/ Zheji: Konfirmoi Berishën kryetar absolut të PD! Dashamir Shehi: Beteja e parë e opozitës, zgjedhjet lokale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook