“Shpejt, shqipe 1 muaj afat”/ Media britanike: Bandat i nxitojnë shqiptarët që të hyjnë para zgjedhjes së Kryeministrit, ja si u ul “pazari” i gomones në 2 mijë £

Rhbre

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë, të cilët hyjnë në Britaninë e Madhe duke kaluar kanalin e “La Manshit” me gomone, janë kthyer në një shqetësim madhor për autoritetet britanike.

Kjo, edhe pas zbulimit të një raporti të ushtrisë vendase që konstaton se 40% e refugjatëve janë të rinj ngë Shqipëria. Mediat ndërkohë janë duke i kushtuar vëmendje të madhe precedentit në fjalë, me TheSun që raporton se “trafikantët po i detyrojnë emigrantët shqiptarë të nxitojnë për të hyrë drejt Britanisë së Madhe përpara se të zgjidhet kryeministri i ri”, në garën mes Liz Truss dhe Rishi Sunak.

 

“Ata u thonë atyre se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet me gomone në Kanal me një armatë patrullash dhe se dështimi për t’i ndaluar ata ishte rënia e Boris Johnson. Kontrabandistët kanë ulur gjithashtu çmimin për kalimin prej 20 miljesh gjatë motit të mirë deri në 2,000 £ për person, krahasuar me 10,000 £ që ishte në muajt e kaluar”, shkruan media angleze.

Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion drejt Britanisë variojnë nga 20 mijë deri në 22 mijë paund dhe vijnë me një rrezik shumë më të madh për t’u kapur.

 

Nëntë banda qëndrojnë pas 2,863 emigrantëve që u transportuan nga Franca drejt Britanisë së Madhe, nga 1 qershori deri më 12 korrik, me 1,075 prej tyre që ishin shqiptarë.

“Shqiptarëve u thuhet se qindra njerëz do të patrullojnë Kanalin, gardhe do të ruajnë bregdetin dhe ata do të kthehen dhe do të humbasin paratë e tyre. Kur të ketë një kryeministër të ri, do të ketë një gënjeshtër të re çfarëdo që duhet për të vazhduar këtë tregti”, tha një burim për TheSun.

Deputetja e Dover dhe Deal, Natalie Elphicke, tha se kryeministri i ri duhet t’i shohë vendkalimet si një “prioritet kyç”.

 

“Është e padiskutueshme që shumë janë thjesht emigrantë ekonomikë. Ka një mënyrë të drejtë për të aplikuar për të punuar në MB dhe nuk është në duart e kontrabandistëve të njerëzve”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha: “Askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë e kësaj qeverie për të thyer modelin e biznesit të bandave”.

“Shpejt, shqipe 1 muaj afat”/ Media britanike: Bandat i nxitojnë shqiptarët që të hyjnë para zgjedhjes së Kryeministrit, ja si u ul “pazari” i gomones në 2 mijë £

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook