Tre banesa, ullishte dhe bimësi e djegur në Selenicë/ Zjarrfikëset nuk i përgjigjen në kohë thirrjes së banorëve, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterë (VIDEO)

0b935148 0137 4eda B803 33ad94a32e84

Tre banesa të braktisura janë përfshirë nga flakët në Selenicë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se zjarri është vënë nën kontroll në Lezhan, ndërsa në Dushkarak është më e vështirë. Në këtë zonë tashmë ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopterë.

Një zjarrfikëse nga Himara dhe një nga Patosi kanë ardhur në ndihmë për të vënë në kontroll flakët, por zjarri është i përmasave të mëdha e po djeg kryesisht bimësi.

Ekziston rreziku që zjarri t’i afrohet edhe banesave.

Gazetari Mehmeti raporton se konfirmuar nga banorët e zonës, deri tani janë djegur nga flakët tre banesa teksa sipërfaqja e tokës e shkrumbuar e mbjell me ullinj, shkurre dhe bimësi të zonës është e konsiderueshme.

Situata është përkeqësuar për shkak të ndërhyrjes me vonesë të forcave zjarrfikëse.

Qytetarët tregojnë se kanë lajmëruar shpesh herë zjarrfikësen, por kjo e fundit ka ndërhyrë shumë vonë.

Është kërkuar mbështetja edhe e zjarrfikëses së Fierit pasi e Vlorës me tre automjetet që ka, ka qenë duke u marr me vatra të tjera aktive zjarri në qytet.

Momentalisht janë të angazhuar vetëm 20 forca zjarrfikëse për të gjitha vatrat çka është një numër i pamjaftueshëm për të luftuar me flakët.

Tre banesa, ullishte dhe bimësi e djegur në Selenicë/ Zjarrfikëset nuk i përgjigjen në kohë thirrjes së banorëve, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook