Edhe pse Juventusi i ka vendosur një ultimatum Di Marias, bardhezinjtë kanë më shumë shpresa për të firmosur me 34- vjeçarin. Kjo pasi nga Spanja kanë ardhur zërat se Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga gara për ish-lojtarin e Paris SG-së.
Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Barcelona nuk ka ndër mend të përmbushë kërkesat financiare të sulmuesit 34-vjeçar, i cili kërkon një pagë prej 7 deri në 7.5 milionë euro në sezon, ndaj Barça ka vendosur të tërhiqet.
Di Maria mbetet kështu në mëdyshje për të ardhmen, me Juventusin që mbetet në pritje të vendimit të tij.
Arena e Lajmit
Loading…