Interi ka hyrë me synime të qarta në këtë sesion të merkatos verore.
Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, zikaltërit janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë nisur bisedimet me futbollistin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç.
Marota është duke ndjekur me interes dhe mbrojtësin e Torinos, Gleizon Bremer të cilët të dy aktualisht janë në “radarët” e drejtuesve të klubit milanez për të përforcuar kontingjentin për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi 24-vjeçar serb është në skadencë qershorin e vitit të ardhshëm dhe në sezonin e kaluar u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Fiorentinës në 34 ndeshje ku shënoi 1 gol dhe duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit
Loading…