Treguan mbështetje për Ukraninën, aktorëve Ben Stiller dhe Sean Penn iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Rusi

Ben Stiller dhe Sean Penn janë ndaluar përgjithmonë të hyjnë në Rusi.

Lajmi ëshë bërë i ditur përmes një deklarate zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

“Në përgjigje të sanksioneve personale gjithnjë në rritje nga Administrata Biden kundër qytetarëve rusë, grup personash nga radhët e anëtarëve të Kongresit Amerikan, zyrtarë të rangut të lartë, përfaqësues të komuniteteve të biznesit dhe ekspertëve, si dhe figura kulturore (25 persona), iu ndalohet hyrja në Federatën Ruse në baza të përhershme. Veprimet armiqësore të autoriteteve amerikane, të cilat vazhdojnë të ndjekin një kurs rusofobik, duke shkatërruar lidhjet dypalëshe dhe duke përshkallëzuar konfrontimin midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të kundërshtohen me vendosmëri”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Aktorët e njohur i janë bashkuar një liste në rritje të figurave publike që janë ndaluar nga vendi për shkak të mbështetjes së tyre publike për Ukrainën në mes të pushtimit rus, i cili tani ka zgjatur 194 ditë.

Disa nga njerëzit e tjerë që sapo u shtuan në listë përfshijnë senatorët Mark Kelly, Kevin Cramer, Michael Rounds, Krysten Sinema, Rick Scott dhe Pat Toomey, si dhe Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo.

Aktori Sean Penn udhëtoi në Ukrainë për të filmuar një dokumentar për Vice. Ai gjithashtu ka shprehur hapur mbështetjen e tij për vendin gjatë gjithë vitit të kaluar që kur nisi pushtimi rus. Nga ana tjetër Ben Stiller udhëtoi në Ukrainë në qershor si pjesë e një udhëtimi të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Treguan mbështetje për Ukraninën, aktorëve Ben Stiller dhe Sean Penn iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Rusi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook