Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha toke në Pogradec, terreni malor pengon zjarrfikësit

Zjarrfikese

Një vatër zjarri është aktivizuar në Qafëpanjë të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet zjarri ka rënë në një sipërfaqe luadhi ndërsa ende nuk dihet se sa sipërfaqe është përfshirë nga flakët pasi forcat zjarrfikëse nuk kanë mbërritur akoma në vendngjarje.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se zjarri është aktivizuar në mënyrë të qëllimshme ditën e sotme, ndërsa flakët janë konstatuar nga grupet e punës në terren. Bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 3 dynym me dushk dhe pemë të ulëta.

Terreni malor është shumë i vështirë, ekipeve të punonjësve i duhen rreth 3 orë e 30 minuta ecje për të vajtur tek vatra e zjarrit.

Momentalisht ndodhen zjarrfikës të Pogradecit dhe punonjës të pyjores pranë Bashkisë Pogradec.

Nëse flakët nuk do të vihen në kontroll sot, nesër pritet të shtohet me 20 persona numri i personave që do të shuajnë flakët.

Do të punohet dhe natën për fikjen e vatrës.

Edhe vitin e shkuar në këtë zonë pati probleme me zjarret, ku pjesë e ekipeve të intervenimit ishin dhe forcat e armatosura.

Arena e Lajmit

Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha toke në Pogradec, terreni malor pengon zjarrfikësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook