Princ Leka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Anglisë, ndërsa ka zbuluar se Elizabeth II ka pasur edhe lidhje gjaku më Mbretëreshën Geraldinë.
Në rrjetet sociale, Princ Leka ka publikuar edhe një foto të Elizabeth II me Nënë Terezën, kur e ka dekouar në vitin 1983 me titullin “Order of Merit”.
Princ Leka thekson më tej se Elizabeth II ishte dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar.
“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonëealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madheshtisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.
Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983.
Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III.”, shkruan Princ Leka.