EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset me kaçavidë 23-vjeçari. Pranga autorit

Policia

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e stome në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”.

BalkanWeb mëson se i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Amarildo Ademi.

Ndërkohë në pranga ka rënë autori i dyshuar, Enver Buzhani 19-vjeç. Sherri ka ndodhur pas një debati momental mes dy të rinjve.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset me kaçavidë 23-vjeçari. Pranga autorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook