Transferimi i Dibalës tek Interi tashmë është vetëm çështje kohe, teksa së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Sulmuesi argjentinas largohet kështu nga Juventusi, teksa e mbyll aventurën me bardhezinjtë me 5 kampionate, 4 kupa dhe 3 superkupa të fituara, me 115 gola të shënuar në 293 ndeshje.
Tashmë Dibala këto statistika do të kërkojë që t’i përsërisë edhe me zikaltrit. Por në Milano, Paulo nuk do të zbarkojë i vetëm, pasi në qytetin e modës do të transferohet edhe partnerja e tij, modelja Oriana Sabatini.
Arena e Lajmit
Loading…