I dorëzoi Anglisë Kupën e Botës në vitin 1966/ Vdekja e mbretëreshës Elizabetë II pritet të ndërpresë futbollin anglez

Anglia vajton sot ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha e Anglisë ishte në fron prej 70 vitesh dhe ka qenë një figurë shumë e dashur për publikun. Qeveria ka dekretuar 10 ditët e zisë kombëtare për të nderuar mbretërimin e saj dhe pjesë e kësaj ndalese do të jetë edhe sporti.

Të gjithë aktivitetet sportive në vend për këtë periudhë pritet të ndërpriten, edhe pse nuk ka një dekret qeveritar për ndalimin e tyre, por varet nga organizatat e veçanta. Sipas “Daily Mail”, thuajse të gjitha sportet do të ndalen gjatë kësaj periudhë e sigurisht pjesë e ndalesës do të jetë edhe futbolli në të gjitha nivelet.

The_Queen_presents_the_1966_World_Cup_to_England_Captain,_Bobby_Moore._(7936243534)

Mbretëresha Elizabetë II ishte një figurë e cila kishte lidhje edhe me futbollin, teksa ishte personi i cili i kishte dorëzuar Bobi Mur trofeun e Kupës së Botës pas fitores në finalen e vitit 1966 ndaj Gjermanisë. Për shumë vite ajo kishte mbajtur të fshehtë se për kë bënte tifo për të qëndruar neutrale, ndërsa pak vite më parë u mësua më në fund se kishte qenë tifozë me Uest Hem që në vitet 50’-60’ kur kishte ndjekur më rregullisht aktivitetet futbollistike.

I dorëzoi Anglisë Kupën e Botës në vitin 1966/ Vdekja e mbretëreshës Elizabetë II pritet të ndërpresë futbollin anglez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook