Në Argjentinë duken të sigurt, luftë mes klubeve të Serisë A për Luis Suarez

Luis Suarez duket se nuk do të largohet nga Europa pa provuar edhe futbollin italian. Sulmuesi uruguaian, i ka dhënë lamtumirën Atletiko Madrid dhe tashmë po mendon transferimin në Serinë A, ku nuk është vetëm Fiorentina që kërkon shërbimet e tij.

SUAREZ

Interesimi i skuadrës së qytetit të Firences dihet prej kohësh, por tashmë në skenë, sipas mediave argjentinase, ka dale dhe një tjetër klub i njohur në elitën e futbollit italian që kërkon sulmuesin.

ESPN në Argjentinë bën të ditur se Atalanta ka filluar interesimin konkret duke diskutuar me lojtarin mundësinë që ai të bashkohet me këtë ekip për edicionin e ri. Suarez ka oferta edhe nga Sevilja dhe Real Sociedad, por ai duket se dëshiroi të provojë kampionatin italian pasi mendon se atje mund të përgatitet më mirë për pjesëmarrjen në Katar 2022 me përfaqësuesen e vendit të tij.

Oferta më e bujshme për të është padyshim ajo e River Plejt në Argjentinë por futbollisti ka bërë të qartë se prioritet është Europa të paktën për këtë edicion, e më pas është gati të diskutojë edhe transferimin në Amerikën Jugore apo në MLS ku janë shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Në Argjentinë duken të sigurt, luftë mes klubeve të Serisë A për Luis Suarez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook