Rikthimi i fashave të energjisë/ “Janë keqmenaxhuar kaskadat”, eksperti i ekonomisë: Abuzime të mëdha me tenderat për shit-blerjen e energjisë, ja kush preket nga rritja

telitii

Eksperti i ekonomisë Dorina Teliti, ka shpjeguar në News24 atë që do të ndodhë me çmimin e energjisë elektrike me vendim të qeverisë.

Ai u shpreh se nga rritja e çmimeve preken shtresa e mesme e shoqërisë, ndërsa shtoi se koston e abuzimeve të qeverisë po e paguan qytetari.

“Ka keqmenaxhim. Së pari, a ka mundësi sot vendi ynë të ketë pavarësi energjitike” jo. A ka burime ujore se me ato i prodhojmë energjinë? Po kemi, ku mund të bëjmë edhe investime që të depozitojmë energji. Fakti është që janë keqmenaxhuar kaskadat.

Ne si opozitë kemi denoncuar edhe me fakte një gjë të tillë dhe është shkelur ligji sepse është ulur më shumë seç duhet niveli i kaskadave për periudhën e verës.

Kjo për të justifikuar anijet nga Bangladeshin me një koste minimalisht 700 mln euro, imagjinoni sa është kjo krahasimisht me paketat sociale që po flasim.
Kjo ka nevojë për hetim dhe i kemi bërë thirrje prokurorisë të hetojë, por po kryhen abuzime të mëdha me tenderat për shit-blerjen e energjisë”, tha ai.

Çfarë ndihme i jepet biznesit me ndryshimet e tavanit?

Biznesi i vogël, nuk do të ketë ndërhyrje në çmim, Fasha ka qenë për konsumatorin familjar, referuar deklaratave të qeverisë.
Biznesi i mesëm e i madh kanë dalë nga sistemi dhe praktikisht e blejnë vetë energjinë. E blejnë 2 apo 3 herë më shtrenjtë se çe blinin më parë.
Fajin e kanë shqiptarët e qytetarët jo qeveria, edhe për abuzimet faji i mbet shqiptarëve.
Nuk do të jenë të varfrit ato që do të preken se nuk kanë mundësi të harxhojnë aq energji, por shtresa e mesme është ajo që e paguajë deri 1200 përqind më shumë faturën.

Sa i përket prishjes së Prestige, mjaftonte vetëm një çerek vëmendje e asaj që i kushtoi shteti prishjes së asaj pjesë të rivierës shqiptare, do ishim ku do ishim. Ne nuk jemi si Zvicra, por para 12 vitesh ishim të parët në Rajon dhe sot jemi të fundit.

Arena e Lajmit

Rikthimi i fashave të energjisë/ “Janë keqmenaxhuar kaskadat”, eksperti i ekonomisë: Abuzime të mëdha me tenderat për shit-blerjen e energjisë, ja kush preket nga rritja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook