Gjatë qëndrimit në Athinë, ku po merr pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë: Kriza e ushqimit”, ku i pranishëm ishte dhe Ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir.
Balla përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ deklaron se në këtë panel bashkëbiseduan me Ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Ozdemir mbi qasjet e përbashkëta në nivel europian të politikave në sektorin e ushqimit në përgjithësi dhe prodhimit të drithërave në veçanti.
Sipas Ballës Ukraina është një prodhues i rëndësishëm botëror drithërash, e cila prodhon gjithashtu edhe gjysmën e vajit të lulediellit në botë.
“Ukraina përbën 15% të tregtisë globale të misrit dhe 10% të tregtisë globale të grurit. Agresioni rus kundër Ukrainës ka ndërprerë eksportet e këtyre prodhimeve, me ushtrinë pushtuese ruse që vazhdon t’i bllokojë drithërat në portet e Detit të Zi të Ukrainës”, theksoi Balla.
Postimi i Ballës:
Athinë📍Simpoziumi Ndërkombëtar Symi➖Në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë: Kriza e ushqimit”, bashkëbiseduam me Ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë Cem Ozdemir mbi qasjet e përbashkëta në nivel europian të politikave në sektorin e ushqimit në pergjithësi dhe prodhimit të drithërave në veçanti. Ukraina është një prodhues i rëndësishëm borëror drithrash, e cila prodhon gjithashtu edhe gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Ukraina përbën 15% të tregtisë globale të misrit dhe 10% të tregtisë globale të grurit. Agresioni rus kundër Ukrahinës ka ndërprerë eksportet e këtyre prodhimeve, me ushtrinë pushtuese ruse që vazhdon t’i bllokojë drithërat në portet e Detit të Zi të Ukrainës.
Kjo krizë globale e bën të domosdoshëm bashkëpunimin më të ngushtë midis vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor për të adresuar sëbashku efektet dhe pasojat negative të saj.