U dhunua nga dy persona në derën e shtëpisë, efektivi i policisë qëllon me armë zjarri në ajër

Policia E 485x360

Një efektiv policie është sulmuar në derën e shtëpisë së tij nga dy persona.

Policia njofton se i ndodhur në një situatë në rrezik për jetën, efektivi është kundërpërgjigjur duke qëlluar në ajër.

Njoftimi: 

Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

U dhunua nga dy persona në derën e shtëpisë, efektivi i policisë qëllon me armë zjarri në ajër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook