VIDEO/ Trofeu “Skënderbej”, rikthehet kompeticioni i adrenalinës dhe spektaklit

Rikthehet kompeticioni i adrenalinës, spektaklit dhe emocioneve të forta, trofeu Skënderbej “Kruja Hill Climb”, i cili është planifikuar të zhvillohet këtë fundjavë në datat 11-12 qershor, në Malin e Krujës.

Auto Club Albania

Për të 8-in vit radhazi, Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA), do të organizojë Garën Sportive Ndërkombëtare me autovetura. Këtë edicion, gara do të zhvillohet vetëm për Kategorinë Pro (Profesionistë). Një garë e regjistruar nga FIA dhe e vlefshme për Kampionatin e Zonës së Evropës Qendrore (CEZ-FIA). Në të marrin pjesë pilotë të shumtë shqiptarë dhe të huaj.

Ky event është garë e regjistruar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe e vlefshme për Kampionatin Hill Climb të Zonës së Evropës Qendrore (CEZ). Një prej elementeve kryesorë që promovon ky aktivitet është edhe sensibilizimi në lidhje me sigurinë në motorsport dhe sigurinë rrugore.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Trofeu “Skënderbej”, rikthehet kompeticioni i adrenalinës dhe spektaklit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook