Sharls Leklerk arriti të triumfonte sërish në provat zyrtare, kësaj radhe në Azerbajxhan, me pilotin nga Monako që do ta nisë nga “pole position”-i në garën e Çmimit të Madh të Bakus.
Kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, nuk shkoi më shumë se vendi i tretë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Serxhio Perez do të niset nga vendi i dytë.
Nga ana tjetër, britaniku Luis Hemilton vazhdon të zhgënjejë, duke e nisur garën vetëm nga vendi i shtatë.
Arena e Lajmit
Loading…