Ditën e sotme Partizani nis zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Konferencës.
Klubi ka bërë me dije se gjithashtu më datë 15 qershor, një ditë pas shortit, do të niset drejt Sllovenisë, ku do të kryejë fazën përgatitore dhe do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore.
Partizani do të përballet në një miqësore ndaj ekipit rumun të UTA Arad, skuadër që kanë në organikën e tyre, dy ish-lojtarët e Tiranës, Erion Hoxhallarin dhe Idriz Bathën, ku ky i fundit ka qenë gjithashtu kapiten edhe i bardhebluve, por edhe i Partizanit.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi rumun me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njofton se nga katër miqësoret, ndeshjen e parafundit do ta zhvillojë ndaj Partizanit më 30 qershor.
Mund të quhet dhe një “derbi” ky për Hoxhallarin dhe Bathën.
– Arena e Lajmit
Loading…