I padëshiruar nga Guardiola, sulmuesi i Mançester Sitit në “radarët” e Milanit

Ardhja e Divok Origit dhe rinovimi gjithnjë e më i mundshëm i Zlatan Ibrahimoviçit mund të mos jenë operacionet e vetme të Milanit në sulm.

GABRIEL ZHEZUS

Suedezi, pas operacionit në gju, do të detyrohet të qëndrojë larg fushave për të paktën 7-8 muaj.

Për këtë arsye, klubi mund të bëjë një goditje tjetër për t’i dhënë Stefano Piolit sulmuesin e dëshiruar.

Emri që vjen nga Anglia është kumbues.

Sipas raportimeve të portalit anglez “90.com”, kuqezinjtë janë futur në garë për Gabriel Zhezusin, kontrata e të cilit me Mançester Sitin skadon në vitin 2023.

Palët nuk kanë gjetur ende marrëveshje, pavarësisht propozimit të “Qytetarëve”, me lojtarin që po sheh përreth për mundësi të tjera.

Për Milanin konkurrenca do të ishte absolutisht e rëndësishme dhe ka të bëjë me Arsenalin, Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin që gjithashtu monitorojnë situatën e Zhezusit.

Arena e Lajmit


Loading…

I padëshiruar nga Guardiola, sulmuesi i Mançester Sitit në “radarët” e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook