Prej ditësh përflitej se trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, mund të largohej nga kurbinasit për t’u bashkuar me Shkëndijën e Tetovës.
Presidenti Laska dhe tekniku janë ulur për të biseduar mbi të ardhmen dhe të dyja palët kanë rënë dakord për gjithçka dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Laçit siç kishte rinovuar dhe kontratën më parë.
Sot kurbinasit kanë nisur stërvitjen normalisht, me Duron në krye dhe do të vazhdojë të drejtojë skuadrën dhe për sezonin e ri.
Arena e Lajmit
Loading…