Aksidenti i tmerrshëm i kombëtares së Bullgarisë, mesfushori e pëson shumë keq

Përfaqësuesja e futbollit të Bullgarisë ka bërë një aksident të rëndë automobilistik në natën e të premtes pasi dy autobusët me të cilët udhëtonin lojtarët dhe stafi janë përplasur me njëri-tjetrin, kur një makinë i ka ndërprerë rrugën teksa po shkonin nga aeroporti i Tbilisit për në hotel. Një ngjarje e rëndë, por që nuk do të pengojë zhvillimin e ndeshjes mes Gjeorgjisë dhe Bullgarisë këtë të diel, pasi ajo do të luhet sipas planit, me UEFA- n që nuk ka bërë përjashtime.

sdfsdfffsfssfsdf

Por gjithsesi, pasojat e aksidentit kanë qenë të rënda për mesfushorin ofensiv të Bullgarisë, Todor Nedelev. Ylli i Plodviv, ishte ai i cili ka pësuar dëmtimet më të rënda gjatë përplasjes së dhunshme të dy autobusëve dhe përfundoi i shtruar menjëherë në spital.

Sipas mediave bullgare, Nedelev duhet të qëndrojë në spital në Tbilsi të paktën 10 ditë për të stabilizuar gjendjen e tij. Ndërkohë, bëhet e ditur se frakturat që ka pësuar do ta detyrojnë që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Aksidenti i tmerrshëm i kombëtares së Bullgarisë, mesfushori e pëson shumë keq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook