As Mançinit nuk i besohet: Nuk e mendoja se mund të bënim kaq mirë me të rinjtë

Eksperimenti i Roberto Mançinit për të hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj e debutues në sfidën ndaj Anglisë doli me sukses pas Italia barazoi 0-0 pa vuajtur shumë përballë britanikëve. Edhe vetë trajneri pranoi në konferencën për shtyp pas sfidës se nuk e kishte pritur një paraqitje të tillë nga skuadra e tij e cila në disa momente u shfaq shumë e rrezikshme.

mancini gnonto

“Nuk mendonim të bënim aq mirë sa kemi bërë, kjo ndeshje nuk ishte e thjeshtë, Disa djem debutuan, të tjerë vinin nga dy ndeshje radhazi, por u treguan të aftë. Duhet të punojmë për të shënuar, është e qartë se nëse shënonte Fratesi pas 5 minutash, historia do të ndryshonte. Por herën tjetër jeni të sigurt se do të shënojë…

Skuadra duhet të ketë një ekuilibër të mirë. Pavarësisht problemit të golit në muajt e fundit, në ndeshjet nën drejtimin tim kemi shënuar më shumë se 100 gola. Por është e vërtetë që kohët e fundit kemi ngadalësuar. Sa i përket Gati, nëse e aktivizova do të thotë se mund të bëhet një mbrojtës shumë i mirë për të ardhmen. Tonali është i ri, është vetëm 22-vjeçar por është që tani një nga mesfushorët më të mirë në Itali dhe për të vlen i njëjti diskutim si për Gati.

Nuk prisja që lojtarët të bënin kaq mirë në këto 20 ditë, për ne e rëndësishme është të mos ndryshojmë mënyrën e lojës është nëse mund ta përmirësojmë. Pastaj është e qartë që duke luajtur çdo tre ditë do të ndryshojmë lojtarë”, tha Mançini para gazetarëve.

Arena e Lajmit


Loading…

As Mançinit nuk i besohet: Nuk e mendoja se mund të bënim kaq mirë me të rinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook