Debat i fortë në Komisionin e Ligjeve, Bardhi përplaset ashpër me Manjën: Ti duhet të ishe në burg! Je më shumë se vrasës, je vrasës dhe hajdut

Ed2350ce D5b1 418d 9da7 C8572e57e611

Ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve nuk kanë munguar as përplasjet dhe debatet  me tone të larta dhe akuza të forta. Protagonist të një debati të tillë u bënë dhe deputeti i PD Gazment Bardhi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Pas disa akuzave nga ministri, Bardhi nuk ka ngurruar t’i kthehet duke i thënë: Ti duhet të ishe në burg! Je më shumë sesa vrasës, je edhe hajdut! Fjalëve të Bardhit Manja i është përgjigjur duke thënë se “nuk i ka duart të lyera me gjak, dhe se nuk fut  familjet shqiptare në konflikt”.

DEBATI:

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes… Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarfiat për qytetarët shqiptarë  dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit. Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët.  Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes  KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg

Manja: Unë s’jam vrasës

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut

Manja: Unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk e fus familjet shqiptare në konflikt.

 

Debat i fortë në Komisionin e Ligjeve, Bardhi përplaset ashpër me Manjën: Ti duhet të ishe në burg! Je më shumë se vrasës, je vrasës dhe hajdut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook