Totenhemi i Antionio Kontes nuk ka të ndalur në këtë merkato. Pasi siguroi shërbimet e portierit Froser dhe kroatit Ivan Perisiç, tashmë është shumë pranë firmës me yllin brazilian Riçarlison.
Nga Brazili raportojnë se klubi londinez do të paguajë 60 milionë euro për kartonin e Richarlison, një prej lojtarëve më të dalluar të Evertonit. Braziliani është vetëm 25-vjeç dhe është një nga dëshirat më të zjarrta të Konte4s në këtë merkato. Në sezonin e fundit Riçarlison shënoi 10 gola dhe dhuroi 5 asiste me fanellën e Evertonit, teksa ka regjistruar edhe 14 gola në 36 ndeshje me kombëtaren e Brazilit.
Me afrimin e Riçarlison, skuadra nga Londra do të behej me të vërtetë e frikshme, duke kërcënuar kështu Top katërshen e Premier Ligës.
Arena e Lajmit
Loading…