Fotot nga paparazzi/ Helidon Bushati në rolin e babait, shëtitjet me djalin adoleshent

Jemi mësuar t’i shohim politikanët brenda profilit të tyre. Gjithnjë seriozë dhe të përmbajtur, të rralla janë rastet kur i shohim jashtë fokusit politik. Këtë herë është rralla e deputetit të Partisë Demokratike, Helidon Bushati, të shfaqë anën tjetër të tij.

Paparaci ynë e ka fotografuar në Bllok ku shoqërohet nga djali i tij. Të dy janë duke ecur krejtësisht të qetë, të veshur casual, duke shijuar kohën si babë e bir. Bushati është ndër emrat e politikës që ka preferuar të qëndrojë larg daljeve publike me familjen.

Megjithatë, në një intervistë të rrallë, ai ka zbuluar së bashku me bashkëshorten e tij historinë e tyre të dashurisë. “Ka qenë data 1 janar, hera e parë që kam dalë nga shtëpia dhe patjetër duhet ta gjeja një justifikim se si duhet të dilja atë ditë. Por ia dola dhe e konsumuam atë kafen”, shprehej bashkëshortja e tij.

Nga ana tjetër, edhe vetë deputeti i Shkodrës ka zbuluar detaje nga historia e dashurisë. “Si takimi i parë ishte mjaftueshëm, pastaj oreksi vjen duke ngrënë (qesh). Unë kam pasur një problem me gjurin dhe në janar kam shkuar jashtë për të bërë ndërhyrjen e gjurit sepse ishte delikate. Përveç problemit të gjurit ishte dhe rikuperimi nga operacioni, që zgjati një muaj e ca ditë. Dhe puthjen e parë e kam dhënë kur kam qenë në paterica dhe m’u shtua vetëbesimi, thashë kur arrij të bëj për vete gjithë këtë gocë me paterica… (qesh). Ardiola donte të thoshte, bën shumë komplimente, por që të gjitha qëndrojnë, nuk është se bëj komplimente që nuk qëndrojnë”, u shpreh ai.

Fotot nga paparazzi/ Helidon Bushati në rolin e babait, shëtitjet me djalin adoleshent

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook