Gati për hapin e madh, pretendentët e Serisë A e kanë seriozisht për Adnan Januzajn

Adnan Januzaj duket se do të ketë përsëri mundësinë për të konfirmuar një potencial të cilin nuk e përmbushi kurrë në maksimum. Sulmuesi me origjinë shqiptare i cili përfaqëson Belgjikën tashmë është në radarët e një prej klubeve pretendente të Serisë A.

januzaj pike

Mediat italiane bëjnë të ditur se fakti që Januzaj largohet me parametër zero nga Real Sociedad pas përfundimit të kontratës, e ka kthyer atë në objektivin e merkatos së Napolit. Klubi kërkon një futbollist ofensiv që di të përshtatet në të dy krahët dhe Januzaj duket si lojtari që plotëson këto karakteristika.

Drejtori sportiv Kristiano Xhiuntoli po sheh gjithnjë e më shumë me prioritet Januzajn i cili kështu do të provonte futbollin italian pas eksperiencave në Angli, Gjermani dhe Spanjë.

Arena e Lajmit


Loading…

Gati për hapin e madh, pretendentët e Serisë A e kanë seriozisht për Adnan Januzajn

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook