Silvio Merkaj ka qenë një nga futbollistët shqiptarë që ka spikatur në futbollin italian në edicionet e fundit. Sulmuesi ka qenë një protagonist i ecurisë së Virtus Entelës, pasi me 12 golat e tij në Serinë C, ai arriti të çonte drejt play-off për ngjitjen.
Por në play-off, edhe pse ai vetë tundi rrjetën 2 herë në 5 ndeshjet e luajtura, një edhe në sfidën e dyfishtë ndaj Palermos, klubi i tij u eliminua pikërisht përballë palermitanëve, duke qëndruar edhe një tjetër edicion në Serinë C. Por këto paraqitje kanë bërë që ofertat për Merkajn të mos mungojnë.
Megjithatë, TMW bën të ditur se sulmuesi 24-vjeçar ka vendosur që të vazhdojë edhe një tjetër edicion me Entelën, pasi shpreson që të ngjitet në Serinë B me këtë skuadër dhe të bëhet menjëherë protagonist atje e jo të presë kohën të përshtatet me ndonjë klub të mundshëm që kërkon shërbimet e tij nga kjo kategori.
Arena e Lajmit
Loading…